(VIDEO) Pas 10 ditëve nis puna për ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Pas 10 ditëve nis puna për ndryshimet kushtetuese

Presidenti Stevo Pendarovski  thotë se koncepti rreth shumicës dhe pakicave në Republikën e Maqedonisë së Veriut është tejkaluar. “Ky debat është tejkaluar dhe ka përfunduar me Marrëveshjen kornizë të vitit 2001”, tha presidenti.

Konceptin e pakicave e riktheu në skenë lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili tha se është i gatshëm të mbështesë modelin kroat të ndryshimeve kushtetuese. Ndryshimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë është se në Kroaci jetojnë 90 % kroat dhe 10% popuj të tjerë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut jetojnë 54 % maqedonas, 30 % shqiptare  dhe 16 % popuj të tjerë.

STEVO PENDAROVSKI

“Edhe në ish Jugosllavi nuk e kemi përdorur asnjëherë termin ‘pakica kombëtare’, por ka pasur ‘kombe’ dhe ‘kombësi’. Pse? Për të mos ofenduar askën që jeton këtu dhe është si numër më i vogël se shumica e njerëzve. Mendoj se ky është një debat i pavend dhe nuk duhet të humbim kohë për këtë”.

Presidenti tha se profesori nga Fakulteti Juridik, Aleksandar Spasovski, i cili është këshilltar i tij juridik do të propozohet të jetë pjesë e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese.  Presidenti e cilësoi si skandaloze kërkesën e Sofjes për pjesëmarrje në procesin e ndryshimeve kushtetuese të vendit, pasi ministri bullgar i Punëve të Jashtme Nikollaj Milkov dje tha se Bullgaria dëshiron të përfshihet në grupet punuese.

STEVO PENDAROVSKI

“Kërkesa nga Sofja është skandaloze. As pushtuesit nuk bëjnë kërkesa të tilla ndaj vendeve, territoreve apo shteteve që i pushtojnë. Në shekullin 21 është absurde e papërshtatshme të kërkosh të ndërhysh në proceset e brendshme politike dhe kushtetuese-ligjore të çdo vendi. Dhe mendoj se në këtë kuptim përgjigja jonë e djeshme përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ishte e saktë”.

Në ndërkohë Ministria e Drejtësisë ka rikujtuar se partitë kanë afat pesë ditë që të propozojnë anëtarët e grupit punues për ndryshimet kushtetuese. Afati për emërimin e përfaqësuesit është 10 prilli, ndërsa nga mesi I prillit grupi duhet të nisë me punë.  Në grupin e punës do të marrin pjesë vetëm përfaqësues të partive politike parlamentare dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese.  Ministria e Drejtësisë konfirmon se në këtë organ nuk do të ketë përfaqësues nga Bullgaria, ndonëse një kërkesë të tillë e ka bërë edhe ministri bullgar i Punëve të Jashtme.  Ministria e Drejtësisë  pret që grupi i punës të fillojë punën në mes të prillit, ndërsa metodologjinë dhe mënyrën e punës do ta përcaktojë grupi punues.

/SHENJA/

 

MARKETING