Gjorgiev: Komisioni i përzier i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë arriti përparim të konsiderueshëm
Bashkëkryetari i komisionit të përzier të Maqedonisë së veriut dhe Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore, Dragi Gjorgiev sonte deklaroi se në takimin e tij të fundit, që u mbajt të enjten dhe të premten në Shkup, është arritur një afrim i konsiderueshëm i qëndrimeve për Arqipeshkvinë e Ohrit në kontekst të prezantimit të zhvillimit të saj historik, rolin dhe rëndësinë e saj për krishterimin dhe për popullatën sllovene në këto hapësira.
“Ka afrim, por megjithatë nuk arritëm të vijmë drejt rekomandimit përfundimtar. Mbeten disa mospajtime, do të thosha në vetë prezantimin e atij institucioni në librat shkollorë të historisë në të cilat reflektohet sërish pikëpamja e ndryshme e vetë historiografive, maqedonase dhe bullgare. Megjithatë, mendoj se pati përparim dhe se jemi afër gjetjes së zgjidhjes dhe besoj se në takimin e ardhshëm mund të vihet drejt një rekomandimi të caktuar për atë se si të prezantohet ai instiotucion në kuadër të librave shkollorë”, tha Gjorgiev në intervistë për “Top Tema” në TV Telma.
Dallimet kyçe me palën bullgare janë në trashëgiminë që e ka lënë Arqipeshkvia e Ohrit por sipas Gjorgiev, është e mundur ato së shpejti të tejkalohen.
Takimi i ardhshëm është dakorduar për më 1 dhe 2 qershor.