Paga e muajit mars në MPB rritet për 3.086 denarë për punëtor në bruto

Paga e muajit mars në MPB rritet për 3.086 denarë për punëtor në bruto

Është realizuar pagesa e pagës së muajit mars me rritje prej 3.086 denarë për punëtor në bruto. Ne kemi arritur në angazhimin tonë për të siguruar rritje të pagave për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim të harmonizimit me rritjen e pagës minimale dhe kundër të gjitha spekulimeve për qëllime ditore politike me të cilat ata tentuan të degradojnë dhe demotivojnë policinë e Maqedonisë, por edhe për të nënvlerësuar konsistencën në përmbushjen e premtimeve nga udhëheqësia e saj”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në Fejsbuk.

Ai thekson se kjo është rritja e katërt radhazi e pagave për punonjësit e MPB-së, duke marrë parasysh rritjen e vitit të kaluar prej 5 për qind për të gjithë punonjësit, dhe më parë përmes Buxhetit të MPB-së në vitin 2018 dhe 2019 u arrit rritja e pagave për të gjithë punonjësit.

Krahas kësaj, Spasovski përkujton se me rritje të pagave prej 30 për qind, nga 01.01.2020 janë përfshirë 100 persona nga Departamenti i Informatikës dhe Telekomunikacionit, me qëllim që të motivohen këta kuadro të pakta që të kontribuojnë në funksionimin e MPB-së në pozitat për të cilat janë të angazhuar.

“Në të njëjtën kohë, mundësuam ndarjen e pozicioneve të punës së policëve të rinj, policëve dhe policëve me përvojë nga pjesa tjetër e punonjësve. Me këtë, për herë të parë janë shtuar pikët për punonjësit e policisë me 10 dhe 20 pikë për pozicionin e punës “polic”, nga kategoritë E5, E4, E3 dhe Zh5, Zh4 dhe Zh3, për të cilat në Buxhetin e Ministria e Punëve të Brendshme për vitin 2019 janë kërkuar dhe miratuar për pagesën e rritjes së pagave në shumë prej 80.000.000 denarë në vit për 4.821 punëtorë me uniformë.Për këtë udhëheqësi të MPB-së është veçanërisht e rëndësishme që një rritje e tillë për komponentën bazë të një zyrtari policor është realizuar për herë të parë që nga viti 1991 e tutje”, thekson Spasovski në postimin në Fejsbuk.

Gjithashtu, falë punës së Ministrisë dhe kursimeve të arritura në Buxhet, shkruan ministri, deri më tani janë paguar vullnetarisht paga bonus për mbi 150 orë punë jashtë orarit në nivel vjetor gjatë viteve 2017, 2018, 2019, 2020, 2021 dhe është në vazhdimësi përpunimi i të dhënave për punëtorët që kanë punuar mbi 150 orë punë jashtë orarit në vit për vitin 2022, që do të arrijë në 31.859 denarë në shumë individuale, që paraqet rritje prej gati 40 për qind të shumës së pagës së bonusit në vitin 2017 e cila arrinte 22.928 denarë.

“Vazhdojmë edhe në periudhën në vijim me vendosjen e standardeve evropiane në polici, duke zhvilluar konceptin “Policia e kënaqur – qytetarë të sigurt”, i cili kontribuoi në rezultate të shkëlqyera në garantimin e sigurisë dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit. Përmirësimi i statusit të punëtorëve në MPB është imperativ për këtë udhëheqësi të MPB-së!”, ka shkruar ministri Spasovski në Fejsbuk.

 

MARKETING