(VIDEO) “Të gjithë në Tetovë”, vendoset guthemeli i Korridorit 8!

(VIDEO) “Të gjithë në Tetovë”, vendoset guthemeli i Korridorit 8!

Sot u vendos gurthemeli i Korridorit 8. Hedhja e betonit të parë u hodh në Tetovë, nga ku fillon edhe aksi i parë i kësaj autostrade që të çon deri në Gostivar dhe në total është i gjatë 17.5 kilometra. Në gurthemelin e Korridorit 8 morën pjesë krerët shtetërorë, ministra, deputet dhe përfaqësues të korit diplomatik dhe mysafirë të tjerë nga vendi dhe rajoni.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se kjo qeveri ka treguar seriozitet në investime, në përkujdesje për të gjithë qytetarët. Sipas Kovaçevskit, ndërtimi i këtij Korridori përveç infrastrukturës është mundësi e mirë e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

SINKRON:DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Ndërtimi i këtij korridori do të thotë mirëqenie për qytetarët e po ashtu dhe një klimë më të mirë biznesore, me shumë biznese hotelerike apo afariste rreth kësaj traseje. Korridori 8 dhe 10D janë projektet më kapitale që di Maqedonia e Veriut që nga pavarësia, deri më tani këto projekte ishin plan në letër, ndërsa sot po fillojmë realizimin
Zëvendëskryeminsitri i parë Artan Grubi,  falënderoi të gjithë ata që kanë përkrahur që kjo ëndërr të bëhet realitet.

ARTAN GRUBI, ZV/KRYEMINISTËR  

“Të filloj nga z.Kovaçevski, ish kryeministrin Zaev, gjithë deputetët, kryetarët e komunave për përkrahjen, të gjithë anëtarët e komitetit në qeveri, Ndërmarrjen për Rrugët Shtetërore, Ambasadën e SHBA-ve dhe jam shumë krenar që Bechtel Enka do të ndërtoj këtë projekt madhor. Më së shumti falënderoj një njeri që na dha ëndrrën e tij dhe na mundësoi ta realizoj, Bac u kry, kryetar u kry”

Ky gurthemel është dëshmi se po investojmë në projektin më kapital që nga pavarësia vendit. Kështu u shpreh Bllagoja Boçvarski,  ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

BLLAGOJA BOÇVARSKI-MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Infrastruktura është prioriteti më i madh I kësaj qeverie, kemi dëgjuar shpesh deklarata boshe se duhet investojmë ne infrastrukturë, mirëpo rrugët ishin ato të shekullit të kaluar. Duhet të bëjmë diçka konkrete, duhet punuar për vendin dhe të vendosim që qytetarët të rrinë në këtë vend, të rri rinia dhe të punojmë për standarde europiane. Sot po fillojmë këtë projekt kapital nga autostrafa Tetovë – Gostivar, javës tjetër Prilep – Manastir nga projekti 10D, në këtë muaj startojmë dhe me pjesën Gostivar – Bukojçan e deri në Qafe Thanë”.

Ndërkaq, Korridori 8 do të shtrihet në gjatësi prej 68 km përmes një autostrade me 6 korsi që do të lidhë Tetovën me Gostivarin, Kërçovën, Strugën e deri në Qafë Thanë, kurse Korridori 10-D do të lidh Prilepin dhe Manastirin dhe si projekt shtrihet në gjatësi prej 40 km dhe realizohet me 6 korsi, derisa periudha e realizimit të projektit është 6 vjet nga fillimi i punimeve. Ky projekt  do të kushtojë  1 miliard e 300 milionë euro. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING