(VIDEO) Mickoski: Jemi lodhur nga grupet e punës!

(VIDEO) Mickoski: Jemi lodhur nga grupet e punës!

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka deklaruar se është kundër formimit të grupit punues të përbërë nga ekspertë, qëllimi i të cilit do të jetë pajtimi për ndryshimet kushtetuese, me të cilat bullgarët dhe komunitetet tjera do të jenë të përfshira në Kushtetutë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Si person jam ngopur me grupet e punës, ku disa politikanë ulen në një dhomë të mbyllur dhe vendosin për të ardhmen e popullit dhe populli është kundër. Le të mos mbyllemi në dhoma të errëta dhe të pretendojmë se jemi të rëndësishëm dhe domethënës. Kjo nuk është rruga. Ne e dimë çdo hap të tyre tani e tutje. Duhet të punojmë në interes të popullit dhe themi se e pranojmë modelin kroat. Kjo nuk është një lojë fëmijësh “.

“Ne do te flasim rreth konsenzusit të Modelit Kroat ku te duan ne takime te lidereve apo kudo që na ftojnë,  le te jete edhe te ne ashtu siç është në preambulën kroate”, shtoi Mickoski.

Ndërkaq Ministria e Drejtësisë ka dërguar korrespondencë me shkrim me kërkesë për emërimin e përfaqësuesve në grupin punues për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

MINISTRIA E DREJTËSISË

“Shkresa janë dërguar në zyrën e Kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sekretariatit për Çështje Evropiane, partive politike parlamentare dhe ekspertëve të cilët kanë njohuri për çështjen kushtetuese. Afati i fundit për emërimin e përfaqësuesit është më së voni 10.04.2023”.

Në kërkesën për nominim është e cekur se në interes të përmbushjes së detyrimit tonë që rrjedh nga korniza negociuese e miratuar nga 27 shtete anëtare të BE-së, është i nevojshëm bashkimi politik për të garantuar perspektivën evropiane të vendit tonë. Për këtë qëllim është e nevojshme të caktohet një përfaqësues i cili ka njohuri në fushën e së Drejtës Kushtetuese, i cili do të marrë pjesë aktive në grupin punues gjatë hartimit të ndryshimeve kushtetuese. Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING