BFI uron për vendosjen e gurthemelit të Korridorit 8: Projekt kolosal drejt zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit dhe rajonit
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema, Shaqir Fetahu ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e ditës historike të vendosjes së gurthemelit për projektin Korridori 8.
Shaqiri ndër të tjera në urimin e tij, shkruan se ky projekt është kolosal për nga rëndësia dhe planifikimi, duke ndikuar në zhvillimin e kulturavë, ekonomisë dhe mirëqenies së popujve në mbarë rajonin dhe Europën.
Urimi i plotë:
URIME NISMA E MADHE E KOMBIT – KORIDORI – 8
Sot fillon nisma e madhe. Vendoset gurrthemeli i projektit të madh – Koridori 8 që lidh Maqedoninë me Shqipërinē deri në Vlorë. Është një ngjarje e madhe e kohës sonē që shënon një ecje përpara drejt zhvillimit tonë të përgjithshëm në afrimin e njerëzve, besimeve, kulturave, bashkpunimit, ekonomisë, bashkjetesës, dhe mirëqenies së popujve në rajon dhe Europë.
Andaj, në pamundësinë për t’ju përgjigjë ftesës së Qeverisë së RMV për pjesmarrje kam nderë që në emër të Bashkësisë fetare islame të RMV dhe në emrin tim t’i shprehi urime të përzemërta nismës së këtij Projekti kolosal të ardhmërisë së kombit dhe kombeve të këtij nënqielli me dëshirë të një pune të palodhshme dhe përfundinit sa më të shpejtë. Zoti ju ndihmoftē.