(VIDEO) Sllovenia mbështet Maqedoninë e Veriut për hapin e ardhshëm drejt BE-së
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, i cili po qendron në Slloveni, tha se Maqedonia e Veriut i përket Bashkimit Evropian dhe se qeveria ka mbështetjen sllovene, sipas tyre, procesi i afrimit nuk duhet të ndalet.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Këtu dëshiroj të përshëndes mbështetjen dhe inkurajimin slloven për të gjithë deputetët në Kuvendin tonë për të vazhduar punën së bashku dhe në mënyrë konstruktive, duke pasur parasysh momentin aktual dhe shanset për të bërë një hap të ri konkret në procesin e negociatave, me qëllimin përfundimtar –anëtarësimin të plotë në Bashkimin Evropian”.
Mbështetja e Sllovenisë për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, siç tha kryeministri, nuk është vetëm politike dhe deklarative, por konkrete dhe praktike, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes teknike sllovene për forcimin e kapaciteteve administrative të shtetit në fushën e integrimeve evropiane.
Në anën tjetër, kryeminsitri i Slllovenisë Robert Gollop, vlerësoi se Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut janë në të njëjtën linjë dhe këta dy shtete i bashkojnë marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet kombeve. Ai tha se procesi i negociatave për anëtarësim, i cili filloi vitin e kaluar, nuk duhet të ndalet dhe theksoi mbështetjen për rrjedhën e mëtutjeshme të integrimeve evropiane.
ROBERT GOLLOP, KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SË SLLOVENIS
“Afrimi me BE-në nuk duhet të ndalet dhe ky është mesazhi kryesor. Ne besojmë se rruga euro-atlantike e Maqedonisë së Veriut është një nga garancitë më të rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Edhe pse ka mjaft elementë që nuk janë të interesuar për këtë. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur këtë Qeveri të kryeministrit Kovaçevski dhe të gjitha përpjekjet e tjera, në mënyrë që të përmbushen pritjet e BE-së”.
Kryeministri Golob, theksoi se Sllovenia është një nga investitorët më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut, me mundësi për të rritur tregtinë, ai madje ju ka bërë thirrje studentëve të Maqedonisë së Veriut që të shkojnë dhe të studiojnë në Slloveni, si urë bashkëpunimi.
Samir Mustafa /SHENJA/