(VIDEO) Integrimi europian kërkon mbështetjen e qytetarëve

(VIDEO) Integrimi europian kërkon mbështetjen e qytetarëve

Ekspertët vendas, si dhe ekspertët me bazë në BE, por me origjinë nga rajoni, duan dhe kanë diçka për të ofruar si mbështetje direkte në rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe i gjithë procesi duhet të komunikohet me ndershmëri në mënyrë që të gjithë të ndihen të përfshirë nga fillimi, këto janë konkluzionet e aktivitetit të sotëm publik me titull “Rruga e integrimit evropian të Maqedonisë – Ndërtimi i partneriteteve dhe marrja e përvojave pozitive”.

Aleksandar Ivanovski, drejtor i Asociacionit Evropian të Këshilltarëve Tatimorë me seli në Bruksel, tha se  është e nevojshme që shteti t’i vë në funksion të gjitha resurset që janë në dispozicion në vend dhe jashtë vendit për të përshpejtuar procesin që është në interesin e të gjithë qytetarëve.

ALEKSANDAR IVANOVSKI, DREJTOR I ASOCIACIONIT EVROPIAN TË KËSHILLTARËVE TATIMOR

“Ka ekspertë nga vendi që jetojnë dhe punojnë në BE. Të gjithë ata, në një mënyrë apo tjetër, janë ambasadorë të Maqedonisë në vendet evropiane, pra në Bashkimin Evropian. Por ndihma për të nxitur anëtarësimin në BE është diçka për të cilën të gjithë duhet të jemi të përkushtuar dhe t’i japim mbështetjen tonë procesit”.

Drejtori i Institutit për udhëheqje të  mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike, Bojan Kordalov  tha se një proces i suksesshëm i integrimit evropian kërkon mbështetjen e qytetarëve. Dhe, për të marrë mbështetjen, është e nevojshme të komunikoni siç duhet me secilin person, domethënë të siguroheni që në negociata të përfshihen fjalë për fjalë të gjitha palët e interesuara nga fillimi deri në fund.

BOJAN KORDALLOV , DREJTORI I INSTITUTIT PËR UDHËHEQJE TË  MIRË DHE PERSPEKTIVA EURO-ATLANTIKE

“Si organizatë, ne duam të vëmë në dispozicion ekspertizën, potencialet dhe kontaktet tona që janë të disponueshme në vend, por edhe në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Negociatat janë në interes të çdo qytetari, jo të procesit të një partie politike apo qeverie. Dhe këtë e tregojnë të gjitha përvojat e vendeve të rajonit që iu bashkuan Unionit në dekadat e fundit.

Pjesmarësja e Programit YES, Teodora Boshkova, beson se të gjithë të rinjtë në vend meritojnë një të ardhme evropiane dhe të njëjtat mundësi si bashkëmoshatarët e tyre nga BE.

TEODORA BOSHKOVA, PJESËMARRËSJЕ E PROGRAMIT YES

“Për çdo të ri, përvetësimi i përvojave të ndryshme ka një rëndësi të madhe gjatë periudhës së zhvillimit. Mendoj se shfrytëzimi i përvojave pozitive dhe madje negative nga vendet e BE-së, si dhe nga SHBA-të, mund të jetë vetëm një avantazh për ne të rinjtë”.

Ky aktivitet synon  një debat me të rinjtë dhe u organizua nga Instituti për udhëheqje  të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike  në bashkëpunim me YES Alumni – një program i mbështetur nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, thane organizatorët.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING