Zhvillime dramatike: Shqipëria mbledh nënshkrimet për Rezolutë të re kundër asaj të Dick Martyt
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar se janë mbledhur nënshkrimet për një Rezolutë të re mbi Rezolutën e Dick Martyt.
Lajmi u dha nga Edi Rama:
I MBLODHËM MË NË FUND FIRMAT E NË ASAMBLENË E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MOCIONIN PËR NJË REZOLUTË TË RE MBI REZOLUTËN E VITIT 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore.
Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare./Gazeta10