Shqiptohen 187 masa në Shkup, 134 për tejkalim të shpejtësisë
MPB njofton se policia dje ka kryer kontrolle të intensifikuara në fushën e komunikacionit në tërë territorin e Shkupit, me çka ka shqiptuar 187 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 187 masa, nga të cilat 134 masa për tejkalim të shpejtësisë, nëntë masa për drejtim automjetit pa patentë shofer, nëntë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga atje theksojnë se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.