(VIDEO) “Grupi i Zjarrit” vendos të funksionojë si fraksion, Ahmeti thotë se fraksionet nuk lejohen

(VIDEO) “Grupi i Zjarrit” vendos të funksionojë si fraksion, Ahmeti thotë se fraksionet nuk lejohen

Partia e Ali Ahmetit përfundimisht u nda. Mbledhja e kryesisë së partisë nuk dha asnjë rezultat. Grupi i zjarrit paralajmëroi se do të funksionojnë si fraksion brenda partisë, mirëpo kryetari i parisë Ali Ahmeti  tha se fraksionet nuk lejohen sipas statusit të partisë. Për momentin Grupi i Zjarrit i përbërë nga nënkryetari I Bdi-së, Izet Mexhiti, sekretari organizativ, Blerim Bexheti, kryetari i këshillit mbikëqyrës Musa Xhaferi dhe funksionarë të tjerë nuk ka paralajmëruar formim të ndonjë partie të tre. Ata thanë se mendimi ndryshe për ata paraqet aktin më demokratik të mundshëm. Grupi i zjarrit thotë se do të vazhdojë me aktivitetin politik në bazë me anëtarësinë e partisë, dhe i bëjnë thirrje të gjithë atyre që i përkrahin në këtë rrugëtim, të bashkëbisedojnë rreth dallimeve që, sipas tyre i imponon ky ekzekutiv që ka uzurpuar organet vendimmarrëse dhe që janë kompetencë e partisë.

Ndërsa, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se në bazë të vendimeve të Kongresit dhe statutit të partisë, në BDI nuk lejohet funksionimi në fraksione. Sipas tij çdo veprim ndryshe statutit është anarki dhe anarkia është armiku më i madh i demokracisë.

Edhe pse për momentin fraksione nuk janë të lejuara, lideri i BDI-së tha se nuk është folur për përjashtim të anëtarëve të partisë të cilët janë përcaktuar të veprojnë në mënyrë fraksioni.

Kongresi i fundit i BDI-së është mbajtur në dhjetor të vitit 2019.

/SHENJA/

 

 

MARKETING