Ali Ahmeti: Në BDI nuk lejohet të ketë fraksione
Pas mbledhjes së BDI-së në Tetovë, Ali Ahmeti në një deklaratë për media tha se parti nuk lejohet të ketë fraksione.
“BDI është parti që respekton vlerat dhe demokracionë gjithashtu edhe mendimin kundër, sa i takon fraksionit unë kam pasur një tentim të tillë në kongres por me vota humba , sipas vendimeve të kongresit nuk lejohet të ketë fraksione dhe andaj nuk do vazhdojë kjo por duhet të pritet deri te Kongresi i radhës, çdo veprim ndryshe nga statuti është anarki, anarkia është kundër demokracisë, pra parimi është pakica i bindet shumicës” – deklaroi Ali Ahmeti.