(VIDEO) “Grupi i Zjarrit” do të funksionojë si fraksion brenda BDI-së
Grupi i zjarrit do të vazhdojë të funksionojë si fraksion brenda BDI-së. Pas mbledhjes që kishte kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë, Ahmetistët dhe zjarrëvënësit nuk arritën që të merren vesh,
Blerim Bexheti nga Grupi i zjarrit tha se do të vazhdojnë që të punojnë si fraksion dhe për këtë do ti informojnë të gjitha strukturat.
BLERIM BERXHETI
“U shterrën të gjitha mundësitë që ne të debatojmë në mënyrë të sinqertë për problemet reale. Do të njoftoj nëpërmjet jush opinionin se ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona me bazat partiake me antarësinë dhe prej këtu ju bëjë thirrje gjithë antarësisë që të na mbështesin dhe të bashkëbisedojmë për dallimet që realisht po i imponon kjo Qeveri që ka uzurpuar organet vendimarrëse. Ne do të vazhdojmë të funksionojmë si franksionim brenda BDI-së dhe do të kemi qëndrimet tona për të gjitha çështjet e caktuara nga sot e tutje”
Bexheti tha se do ti kenë qëndrimet e tyre për të gjitha çështjet. ai nuk deshui të komentonte se çfarë do të ndodhë nëse i shkarrkojnë nga partia. Bexheti tha se nuk do të gformojnë parti të re por do të funksionojnë si fraksion brenda partisë.
Kujtojmë që të enjten, Ahmeti ka takuar anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, por pa prezencën e Musa Xhaferit i cili ishte edhe Kryetar i Këshllit Mbykëqyrës në BDI, por ishte shkarkuar para pak ditësh.
Samir Mustafa /SHENJA/