Bytyqi: Mbështesim kompanitë që të jenë konkurente në tregjet e huaja

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, vizitoi kompaninë TECUP nga Tetova, e cila merret me prodhimin e letrës dhe kartonit. Në deklaratën e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se është një kompani që punon me materiale cilësore dhe të biodegradueshme, të përshtatshme për mjedisin. Kjo kompani prodhon gota letre njëpërdorimshme për çaj, kafe, lëngje dhe akullore për tregun e brendshëm  dhe tregun e jashtëm. Zëvendëskryeministri njoftoi se kompania TECUP mbështetet përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, sepse është një kompani prodhimet e së cilës janë në përputhje me standardet ISO në harmoni me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane për të cilën Qeveria është e përkushtuar seriozisht.

“Në partneritet do të monitorojmë kompaninë në investimin e saj në një objekt të ri me një sipërfaqe totale prej 400 m2 ku janë planifikuar kapacitete të reja prodhimi. Pikërisht ky është qëllimi i planit të rritjes ekonomike për të mbështetur kompanitë, për të mbështetur kompanitë si TECUP, për t’i mbështetur në partneritet dhe për t’i ndihmuar të investojnë dhe të zhvillohen”, u shpreh Bytyqi,

MARKETING