(VIDEO) Bytyqi: Aktualisht janë të paraqitura 9628 vende të lira pune

(VIDEO) Bytyqi: Aktualisht janë të paraqitura 9628 vende të lira pune

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyçi deklaroi se Maqedonia e Veriut do të duhet të importojë fuqi punëtore. Siç theksoi ai, 9628 vende të lira pune janë të paraqitura në Аgjencinë për Punësim në vendin tonë, ndërkaq 115 mijë persona janë të regjistruar si të papunësuar, edhe pse theksoi se 3 vitet e fundit kemi pasur paga më të larta se në të kaluarën.

FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTRI PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE

“Nëse e marrim trendin e 3 viteve të fundit pagat kanë qenë më të larta se në të kaluarën. Kjo është gjendja sot në Agjencinë për Punësim, janë 9628 vende të lira pune në këtë moment, vetëm para një jave kanë qenë 7500 vende. 115 mijë të papunësuar janë të regjistruar në vendin tonë në agjencinë për punësim,  vendet e lira duhet të plotësohen prej aty po për fat të keq nuk po plotësohen, prandaj mendoj se çdo diskutim tjetë do të na çoj në humbje”.

I pyetur për çështjen e ngrirjes së çmimeve dhe pakënaqësitë e sektorit të biznesit, Bytyçi tha se fokusi i tyre është mbrojtja e qytetarëve dhe momentalisht e kanë parë të rëndësishme të reagojnë në këtë mënyrë.

FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTRI PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE

“Nëse i pyesni qytetarët thonë se është një masë e mirë sepse mund të blejnë produkte ushqimore me çmime më të ulta, nëse çdo herë jo vetëm në këtë gjendje  e pyesim sektorin e biznesit për këtë lloj fitimi, ata do të thonë se nuk janë të kënaqur, çdo herë ekzisotjnë të dy palët. Ne këtu jemi për të mbrojtur standardin e qytetarëve, kjo është në këtë moment më e nevojshme”.

Bytyqi potencoi se importi i fuqisë punëtore nuk është zgjidhje afatgjatë, por ekonomia nuk mund të presë, këto vende pune duhet të plotësohen, sepse në të kundërtën do të mbyllen një numër i madh i kompanive.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING