(VIDEO) Arsovska i kërkon mbështetje VMRO-së për blerjen e autobusëve të rinj

(VIDEO) Arsovska i kërkon mbështetje VMRO-së për blerjen e autobusëve të rinj

Qyteti i Shkupit duhet të jetë një qytet modern me  transport cilësor dhe i standardizuar, zbatimi i risive për mbrojtjen e mjedisit dhe projektet për infrastrukturë cilësore. Kështu ka deklaruar kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në konferencën e sotme për media, e cila kërkoi nga këshilltarët e Qytetit të Shkupit mbështetje për blerjen e autobusëve të rinj Eko që nuk do të ndotin ajrin dhe që do të zëvendësojnë autobusët e vjetër si dhe mbështetje për subvencione për blerjen e veturave taxi.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Para këshilltarëve të qytetit të Shkupit gjatë ditës së sotme, do të sjellët një vendim, ku ata duhet të votojnë për subvencionimin për blerjen e automjeteve të reja Eko-për makina hibride apo elektrike për qytetarët dhe për kompanit taxi. Ky pilot projekt, e cila për herë të parë implemtohet në Maqedoninë e Veriut dhe me të cilën Qyteti i Shkupit do të subvencionojë 200 mijë denarë për veturë”.

Arsovska tha se ajo që u është premtuar qytetarëve do të realizohet dhe shtoi se bllokimi nënkupton bllokimin vetëm të projekteve që qytetarët prisnin të realizoheshin në afat të shkurtër dhe në interes të tyre.

Në pyetjen se kur do të rikthehen autobusët privat në qytet,  Arsovska  tha se konkursi ka qenë i hapur dhe komisioni përkatës është duke punuar për dokumentacionet që siç tha ajo, me të vërtetë është e gjerë dhe sipas saj, kur komisoini do ta informojë të parën e Qytetin të Shkupit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING