(VIDEO) Ahmeti: Universiteti i Tetovës ka qenë dhe do të mbetet simbol i unitetit kombëtar

(VIDEO) Ahmeti: Universiteti i Tetovës ka qenë dhe do të mbetet simbol i unitetit kombëtar

Universiteti i Tetovës ka qenë dhe do të mbetet simbol i unitetit kombëtar. Këtë e deklaroi rektori i UT-së, Kushtrim Ahmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Ai tha se në 10 vitet e fundit UT-ja ka patur një hov të fuqishëm në të gjitha aspektet.

E para, tha Ahmeti, ka qenë përmirësimi i infrastrukturës në të cilën edhe zhvillohen ligjërata, ushtrimet edhe aktivitetet tjera.

 

Kushtrim Ahmeti, rektor i UT-së

  “Posedojmë një objekt që i plotëson të gjitha kushtet në Tetovë, por edhe objektet tjera që zhvillohen aktivitetet tjera po ashtu është me standard të cilat janë shumë të larta. Ajo që vlen të potencohet është stafi akademik, i cili nëse në të kaluarën ka qenë në numër shumë të vogël, sot kemi fakultetet të cilat janë të kosoliduara me staf akademik dhe në vazhdimësi përcjellin trendet bashkëkohore të arsimit të lartë. Kemi mbi 12 mijë studentë të cilët janë aktiv dhe gjithsesi edhe motivimi dhe stimulimi i veprimtarisë shkencore”

Duke folur për sfidat e Universitetit të Tetovës, rektori Kushtrim Ahmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se njëra ka të bëjë me atë ardhmen e interesimit për të studiuar e cila ndërlidhet edhe me vet numrin e studentëve.

 

Kushtrim Ahmeti, rektor i UT-së

 Pikërisht jo vetëm për universitetin tonë por për të gjithë universitetet do të jetë një sfidë, 5 vjeçari apo 10 vjeçari i ardhshëm, pikërisht për faktin se të rinjtë kanë filluar të orientohen në universitete që nuk janë në Maqedoni, nëse dikur për ne kanë qenë opsion i vetëm për të studiuar tani më kjo nuk është ashtu, jemi futur në një konkurrencë edhe me universitete të rajonit por edhe më gjërë”

Rektori Ahmeti tha se duhet të ndryshohet edhe mënyra e financimit të universiteteve. Sipas tij tani kemi një metodologji e cila nuk është e qartë “nuk është as me numër të studentëve nuk është as me numër të mësimdhënëse”, tha Ahmeti.

Rektori Ahmeti tha se edhe për mjetet vetanake të cilat i ka universiteti ata duhet të kërkojnë leje për t’i shfrytëzuar.

Enis Murtezi/SHENJA/

MARKETING