Komisioni Disiplinor i Prokurorisë shkarkon Vilma Ruskovskën

Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka konstatuar se ish-prokurorja publike themelore e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore sipas Neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike dhe vendosi që propozimin për shkarkimin e saj t’ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Në mars të këtij viti, prokurorët Vilma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifoska janë marrë në pyetje në kuadër të procedurës disiplinore ndaj tyre, lidhur me hetimin në Drejtorinë e Policisë Financiare.

Më herët është suspenduar ish-udhëheqësja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskovska, ndërsa paralelisht po zhvillohet hetim ndaj tre prokurorëve pas kallëzimit penal të ish-drejtoreshës së Administrata e Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

MARKETING