Sindikata dhe Ministria e Shëndetësisë arrin marrëveshje për rritjen e pagave

Sindikata dhe Ministria e Shëndetësisë arrin marrëveshje për rritjen e pagave

Pasditen e sotme përfaqësuesit e sindikatave të shëndetësisë kanë arritur marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë për kërkesat e tyre.
Është rënë dakord që të gjithë infermierët të kenë rritje prej tre mijë denarë dhe për të gjithë punëtorët tjerë të shëndetësisë dy mijë denarë. Rritja do të jetë me pagën e marsit. Këtë e theksoi Predrag Serafimovski, nënkryetar i Sindikatës së Qendrës Klinike pas takimit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ai shtoi se pritet nënshkrimi i aneksit të kontratës kolektive.
Më herët është mbajtur një protestë para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë. Sindikatat kanë kërcënuar me grevë të përgjithshme në shëndetin publik nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

MARKETING