Maqedonasit, shqiptarët, turqit konsumojnë më pak mish në rajon

Maqedonasit, shqiptarët, turqit konsumojnë më pak mish në rajon

Maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe banorët e Moldavisë konsumojnë më pak mish. Harta e konsumit të mishit sipas vendeve në Evropë, të publikuar nga “Landgeist” tregon se çdo vit, këto vende konsumojnë 39 kilogramë mish secila.

MARKETING

Description of image

Konsumin më të madh të mishit në rajon e ka Kroacia me 80 kilogramë për banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 78 dhe Sllovenia me 70 kilogramë mish për banor.

Mesatarisht, serbët hanë 56 kilogramë mish në vit, ndërsa qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës 43 kilogramë.

Spanja është në vendin e parë në Evropë me 99 kilogramë mish për banor. Portugalia është e dyta me 95 kilogramë dhe Islanda në vendin e tretë me 91 kilogramë mish për banor. Të dhënat e Landgeist për konsumin jo të mishit përjashtojnë peshkun dhe ushqimet e detit. /SHENJA/

MARKETING