Kushtrim Ahmeti: Në 10 vitet e fundit UT-ja ka patur një hov të fuqishëm në të gjitha aspektet

Kushtrim Ahmeti: Në 10 vitet e fundit UT-ja ka patur një hov të fuqishëm në të gjitha aspektet

Rektori i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në 10 viteve e fundit UT-ja ka patur një hov të fuqishëm në të gjitha aspektet.

E para, tha Ahmeti, ka qenë përmirësimi i infrastrukturës në të cilën edhe zhvillohen ligjërata, ushtrimet edhe aktivitetet tjera.

“Posedojmë një objekt që i plotëson të gjitha kushtet në Tetovë, por edhe objektet tjera që zhvillohen aktivitetet tjera po ashtu është me standard të cilat janë shumë të larta. Ajo që vlen të potencohet është stafi akademik, i cili nëse në të kaluarën ka qenë në numër shumë të vogël, sot kemi fakultetet të cilat janë të kosoliduara me staf akademik dhe në vazhdimësi përcjellin trendet bashkëkohore të arsimit të lartë. Kemi mbi 12 mijë studentë të cilët janë aktiv dhe gjithësesi edhe motivimi dhe stimulimi i veprimtarisë shkencore”, u shpreh Rektori Ahmeti.

Ai tha se tani UT-ja është pjesë e shumë forumeve të njohura ndërkombëtarisht.

Sipas tij progresi është i dukshëm dhe këtë nuk e thonë vetëm ata, por edhe miqtë e tyre, universitetet partner.

MARKETING