(VIDEO) Presidenti i Austrisë: Mos i dramatizoni ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Presidenti i Austrisë: Mos i dramatizoni ndryshimet kushtetuese

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, sot në një ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, ka  pritur në takim Presidentin e Austrisë,  Alexander Van der Bellen. I pari i shtetit e vlerësoi lart këtë vizitë, pasi sipas Pendarovskit,  kjo vizitë është veçanërisht e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, sepse po zhvillohet në kohë sfiduese të krizave globale, në një kohë kur invazioni  rus ndaj  Ukrainës po ndryshon rrënjësisht strukturat e sigurisë, politike dhe ekonomike.

STEVO PENDAROVSKI-PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“Një nga temat kryesore që diskutuam ishte procesi ynë i integrimit evropian dhe me këtë rast, dua të falënderoj Austrinë për mbështetjen e fuqishme të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e padiskutueshme të vazhdueshme dhe parimore për ne në atë proces dhe kontekst”.

Presidenti Pendarovski konsideron se është e papranueshme bllokimi i negociatave të Maqedonisë  së Veriut për anëtarësim në BE për shkak të çështjeve historike. Ai i dërgoi një mesazh publik Unionit se nuk duhet të problematizohet hyrja e asnjë vendi, nëse nuk lidhet me vlerat dhe parimet reale.

Ndërkaq, presidenti austriak tha  se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut  nuk duhet të dramatizohet.

VAN DER BELLEN, PRESIDENT I AUSTRISË

“Unë e kuptoj shumë zhgënjimin që është i pranishëm në lidhje me negociatat me Uionin. Prandaj është e rëndësishme të përfitojmë nga ky momentum, ky përshpejtim i ri, interesi i forcuar i BE-së dhe të mos humbasim asnjë kohë shtesë. Shpresoj që ky hap tjetër të realizohet”.

Presidenti austriak deklaroi se duhet shfrytëzuar momenti i krijuar dhe nuk duhet humbur shumë kohë për pëmushjen e zotimeve të marra.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING