Këshilli gjyqësor zgjodhi Daut Rustemin dhe Aleksandar Millosheskin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit në Gostivar

Këshilli gjyqësor zgjodhi Daut Rustemin dhe Aleksandar Millosheskin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit në Gostivar

Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të 436-të zgjodhi Daut Rustemin dhe Aleksandar Millosheskin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit të Gostivarit nga sfera e penales.

Këshilli gjyqësor konform ligjit i zgjodhi gjykatësit me të paktën tetë vota “për” nga gjyqtarët me të drejtë vote dhe vota nga të ranguarit e parë deri në përzgjedhjen e numrit të kërkuar të gjyqtarëve sipas thirrjes së publikuar.

Gjyqtari Daut Rustemi nga Gjykata Themelore e Gostivarit ka qenë i pesti për nga rangimi, por pasi që tre kandidatët e parë nuk e morën numrin e nevojshëm të votave, ndërsa kandidati i renditur si i katërt tërhoqi kandidaturën, ai u zgjodh me 9 vota “për” dhe 3 vota kundër.

Gjyqtari Aleksandar Millosheski nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka qenë si i gjashti në renditje nga gjithsej 12 kandidatë dhe me 10 vota “për” dhe 2 kundër u zgjodh gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gostivar.

Kjo është përzgjedhja e parë e gjyqtarëve të një gjykate më të lartë sipas kritereve të reja për vlerësim.

 

MARKETING