Promovimi i projektit “BE për të drejtat e njeriut: Përfshirja e koncepteve të mosdiskriminimit në legjislacion”
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot do ta prezantojnë projektin “BE-ja për të drejtat e njeriut: Përfshirja e koncepteve të mosdiskriminimit në legjislacion”.
Në ngjarje do të mbajnë fjalime ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, Mari-Madlin Kanelopulu, këshilltari i parë i dhe udhëheqës për çështjet ekonomike, ndërtimin institucional, bashkëpunimin ndërkufitar, nga Delegacioni i BE-së dhe prof. Alesandro Simoni, lider i ekipit të zbatimit të projektit.
Do të prezantohen një pjesë e dokumenteve të përpunuara në kuadër të projektit, të financuara nga BE-ja.
Organizatorët informuan se janë ftuar përfaqësues të shumë ministrive kompetente, institucioneve që janë krijues të politikave për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Avokati i Popullit, organizatat e shoqërisë civile, gazetarë, deputetë, përfaqësues të të drejtave të njeriut etj.
Projekti ka për qëllim të forcojë mjedisin juridik dhe implementimin e parimeve dhe praktikave të barazisë dhe jodiskriminuese. Parashikon rekomandime për përditësimin e kuadrit juridik në përputhje me legjislacionin përkatës të BE-së dhe praktikat më të mira që do të garantojnë krijimin e bazave të forta ligjore për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit.