Raporti i ekspertëve dhe autopsisë duhet të tregojë shkaqet për vdekjen e vajzës gjashtëvjeçare në Manastir

Raporti i ekspertëve dhe autopsisë duhet të tregojë shkaqet për vdekjen e vajzës gjashtëvjeçare në Manastir

Vijon mbikëqyrja e ekspertëve, ndërsa në ndërkohë pritet raporti i autopsisë për vdekjen e vajzës gjashtëvjeçare në Manastir, pas çka mund të thuhet se cila ishte arsyeja për vdekjen e vajzës, deklaroi sot në mbledhjen e kuvendit zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva.

Manoleva u përgjigj në pyetjet e deputetit Petar Ristevski nga VMRO-DPMNE, i cili tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësinë për vdekjen e vajzës, por edhe për qytetarin e Manastirit, i cili ndërroi jetë nga fibroza cistike.

“Ka përfunduar mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese në ISHSSH, ekspertiza e iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë është në vazhdim dhe ndërkohë pritet raporti i autopsisë, i cili duhet të japë shkakun e saktë të vdekjes së vajzës gjashtëvjeçare. Sipas të gjitha këtyre informacioneve dhe pas dorëzimit të tyre në institucione, vetëm atëherë mund të thuhet se cili është shkaku i vdekjes së vajzës gjashtëvjeçare”, tha Manoleva.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve për furnizimin e “trikaftës” dhe lirimin e pacientëve me fibrozë cistike, tha se pas miratimit të ndryshimeve në ligjin përkatës në Ministrinë e Shëndetësisë, është formuar grup pune i cili do të punojë në rekomandimet për pacientët të cilët duhet të marrin ilaç për fibrozë cistike dhe në rregullore që të zbatohet ligji për negocim direkt dhe blerje të ilaçit trikafta për fibrozë cistike”, tha Manoleva.

Në lidhje me lirimin nga participimi të këtyre të sëmurëve mbi 26 vjet, tha se vijojnë ndryshimet në Ligjin për Sigurim Shëndetësor për çka tha se do të bëjë përpjekje që të futen në të.

MARKETING