(VIDEO) Anketa e IPP Arbër Xhaferi: 30,8% do ta votojnë BDI-në, ja sa është “hisja” e Grupit të Zjarrit

(VIDEO) Anketa e IPP Arbër Xhaferi: 30,8% do ta votojnë BDI-në, ja sa është “hisja” e Grupit të Zjarrit

Sondazh i ri i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi ka matur opinionin publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Sondazhi i realizuar me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se BDI mbetet subjekti politik me mbështetje të madhe nga qytetarët. Sipas analizës, një e treta e këtyre votuesve të BDI-së  do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja, gjë që sipas IPP-së Arbën Xhaferi, do ta ulte dukshëm përqindjen e votave të BDI-së.

INSTITUTIT PËR POLITIKA PUBLIKE ARBËN XHAFERI

“Interesante është se në mesin e atyre që kanë thënë se do të votonin për BDI-në, një e treta prej tyre (31.7%) do të zgjidhnin të votonin për ‘Grupin e Zjarrit’ në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja. Kjo do të ndikonte seriozisht në skenën politike shqiptare, duke ulur përqindjen e votave të BDI-së në 19.5%, ndërsa ‘Grupi i Zjarrit’ do të renditej si forca e katërt politike me 9.3%”.

Sa i përket opinionit publik për liderët partiakë,  Ali Ahmeti nga BDI është më i popullarizuari, I dyti është radhitur Arben Taravari I Aleamncës për shqiptarët pas tij vjen Izet Mexhiti nga Grupi I Zjarrit dhe më pas Bilall Kasami I Lëvizjes Besa.

INSTITUTIT PËR POLITIKA PUBLIKE ARBËN XHAFERI

Ali Ahmeti (BDI) është më i popullarizuari, me besueshmëri neto prej zero (neutrale) dhe 49.7% të opinioneve pozitive. Arben Taravari (ASh) qëndron afër si i dyti, me besueshmëri neto prej -9.4 dhe 45% të opinioneve pozitive. Pas tensioneve të brendshme në BDI, Izet Mexhiti, lideri i fraksionit brenda BDI-së i njohur si ‘Grupi i Zjarrit’ është lideri i tretë partiak më i popullarizuar me besueshmëri neto prej -28.8% dhe 35.3% të opinioneve pozitive. Bilall Kasami (Lëvizja Besa) renditet i katërti”.

Sipas këtij sondazhi 30.8% e shqiptarëve kanë thënë se do të votonin për BDI-në nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër. ASh renditet e dyta me 14.9%, e ndjekur nga Lëvizja Besa me 9.6%. Alternativa do të merrte vetëm 2% të votave, ndërsa PDSH është fare afër zeros (0.3%). Ndër partitë maqedone, 1.6% e shqiptarëve do të votonin për LSDM-në dhe vetëm 0.1% për VMRO-DPMNE-në.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING