(VIDEO) Lloga: Duhet vullnet nga të dyja palët për transferimin e Grupit të Kumanovës

(VIDEO) Lloga: Duhet vullnet nga të dyja palët për transferimin e Grupit të Kumanovës

Që të transferohen të burgosurit e Grupit të Kumanovës në Kosovë duhet vullnet nga të dyja palët. Kështu tha ministri i drejtësisë  Krenar Lloga  i pyetur për transferimin e Grupit të Kumanovës. Ai sqaroi se ka kërkuar dosjen përkatëse dhe se disa kërkesa nuk janë të bëra ashtu siç e kërkon ligji dhe të njejtat duhet të shqyrtohen. Ai shtoi se janë 10 hapa të cilat duhet të ndjeken deri në transferimin e grupit të Kumanovës.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Lidhur me transferimin e grupit të Kumanovës unë kam kërkuar dosjen, ka qenë para meje, ka disa lëshime në kërkesat e të burgosurve, do të shqyrtohen të njejtat, janë rreth 10 hapa të cilat duhet të ndiqen deri në trasnferimin e të njejtëve por keni parasysh se do të duhet vullneti i dy palëve që kjo  të kryhet në kohë”.

Sa i përket çështjes së tunelit në burgun e “Idrizovës” Lloga tha se institucionet përgjegjëse me kohë janë njoftuar në lidhje me tunelin që po hapnin të burgosurit në burgun e “Idrizovës” për ikje.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Institucionet me kohë janë njoftuar për të gjithë ngjarjen lidhur me tunelin në burgun e ‘Idrizovës’, kështu që mendoj që MPB dhe Prokuroria publike do ta tregojnë qëndrimin në momentin e përfundimit, deri atëherë unë nuk do të doja të shtoja asnjë fjalë”.

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga lidhur me vetingun tha se për momentin është në fazën e diskutimeve me faktorët e brendshëm dhe ato ndërkombëtar dhe në momentin që do të ketë diçka konkrete do të bëhet publike për opinionin.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING