(VIDEO) Hyn në fuqi ligji, uniformat e policisë edhe në gjuhën shqipe
Policët që dalin sot në rrugë janë të obliguar që në uniforma ta kenë edhe gjuhën shqipe. Kjo direktivë e dalë nga Ligji i fundit për Përdorimin e Gjuhëve është bërë i obligueshëm pas publikimit në gazetën zyrtare.
Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në kryeqytet-Shkup dhe në komunat ku jetojnë së paku 20 për qind të komunitetit. Kjo u bë e ditur edhe në njoftimin e Gazetës Zyrtare.
DEKRETI PËR SHENJAT NË UNIFORMAT E POLICISË
“Në qytetin e Shkupit, në komunat në qytetin e Shkupit dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, shenjat në uniformën bazë janë: mbishkrimi „ПОЛИЦИ”, “POLICIA”, “POLICE”, mbishkrimi „СООБРАКА|НА ПОЛИЦИА”, “POLICIA E TRAFIKUT”, “TRAFFIC POLICE”, emblema “ПОЛИЦИА”, “POLICIA”, “POLICE”, emblema “,ГРАНИЧНА ПОЛИЦИ]А”, “POLICIA KUFITARE”, “BORDER POLICE”, emblemë në formën mburojës me përmasa të reduktuara dhe shenjë metalike për kapele”
Futja e shqipes në përdorim në uniforma ishte njëra prej çështjeve më të diskutuara gjatë debateve për ndryshimet në ligj, të cilat u rrumbullakësuan në vitin 2019.
/SHENJA/