(VIDEO) Dy krahët e BDI-së bëhen bashkë për Frontin Evropian

(VIDEO) Dy krahët e BDI-së bëhen bashkë për Frontin Evropian

Në Tetovë sot u bënë bashkë krerët e dy krahëve të BDI-së, në mbledhjen ku tema e vetme ishte i ashtuquajturi “front i përbashkët evropian”.  Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Evropë.

 

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

“Tema ka qenë mjaftë atraktive, Fronti për evropë dhe është moment i rëndësishëm jo vetëm për BDI por edhe për gjithë qytetarët e RMV që ky front të zmadhohet, ky front edhe të jetësohet sepse shërbim më të mirë qytetarëve të RMV-së asnjëherë nuk mund të ju bëjmë përveç se me anëtarsimin e vendit tonë në BE”.

Edhe zëdhënësi i partisë Bujar Osmani pas përfundimit takimit tha se gjithë kryesia ishte unanime në mbështetje të frontit për Evropë.

BUJAR OSMANI, ZËDHËNËS I BDI-SË

“Ishte një mbledhje e rregullt e Kryesisë Qendrore të BDI-së, e ftuar nga kryetari Ali Ahmeti me një pik e rendit të ditës i quajtur Fronti për Europë dhe hapat e mëtutjeshme në implementimin e iniciativës të rëndësishme pro-evropiane të shoqërisë për hapa konkret të Maqedonisë së Veriut në BE. E vetmja mënyrë për standart të mirë, për të ndalë ikjen e njerëzve nga vendi dhe për të ju premtuar njerëzve jetë më të mirë është e pamundur për BE. Qëndrimi i kryesisë ishte unanim në mbështetje tē frontit për Evropë”

Osmani bëri të ditur se javën që vjen do të ketë edhe një takim të kryesisë së BDI-së dhe do të diskutohet për çështjet tjera, përfshirë edhe ankesat e mundshme të anëtarëve të “grupit të zjarrtë”. Këtë e ka konfirmuar edhe nëkryetari Izet Mexhiti. /SHENJA/

 

 

MARKETING