(VIDEO) “Grupi i Zjarrtë”: Treni i Grubit po shkel mendimin ndryshe në BDI!

(VIDEO) “Grupi i Zjarrtë”: Treni i Grubit po shkel mendimin ndryshe në BDI!

“Grupi i zjarrtë” i BDI-së ka kritikuar shkarkimet e zëvendësministrave dhe drejtorëve të disa prej institucioneve e të cilët konsiderohen si të afërt me fraksionin rebel të partisë në pushtet. Grupi ka lëshuar një komunikatë ku thekson se këto praktika të Ekzekutivit i ngjajnë veprimeve të ndërmarra për eliminimin e kundërshtarëve politik gjatë regjimit komunist.

 

“Grupi i zjarrtë” i BDI-së

 “Treni i Artan Grubit” dhe kërcënimi i drejtpërdrejtë për eleminimin politik të gjithë atyre që mendojnë ndryshe brenda BDI-së,  u realizua në mënyrën më brutale të mundshme, njejtë siç shkarkoheshin brenda nate ‘të papërshtatshmit’ në sistemin monist. Dallimi ekziston se këto shkarkime të inicuara nga inatet e Artan Grubit, u paralajmëruan nga megafonat e tij, portalet shpifëse, të korruptuara me paratë e qytetarëve që asnjëherë nuk e votuan Grubin”

Në reagim theksohet se zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani një kuadër model i BDI-së që solli sa e sa fitore në Gostivarin e humbur me kampanjën SRMN të Artan Grubit, u shkarkua pa asnjë vërejtje në detyrën e tij. Më tej, pretendohet se Resmi Ejupi, Adnan Ejup, shumë drejtorë klinikash, siç janë Alajdin Memedi, Besim Koka, Aziz Maksuti, Qamil Kovaçi, pastaj  Fikri Aliti, Migjen Selmani, Nehat Nuhiu, Ajrulla Mustafa e të tjerë, u shkarkuan vetëm pse menduan ndryshe, pa asnjë arsye për lëshime eventuale në detyrat e tyre.

Gjithë ata kishin një qëllim, demokratizimin e BDI-së, dhe krijimin e ambientit për konfrontim ideshë dhe jo krijimin e përçarjes mes bashkëpartiakëve, që bëri Grubi, për të shpëtuar karriken e tij të pamerituar e as nuk vepruan asgjë kundër kryetarit Ali Ahemti.

 

Në anën tjetër, në deklarime të mëparshme zëvendëskryeministri Grubi kishte paralajmëruar se përkrahësve të grupit nuk do t’ua linte “çeshmet çelë”, siç kishte deklaruar në mënyrë figurative.

Artan Grubi, zëvendëskryeministër 19.02.2023

“Janë çu i madh e i vogël, koalicioni VMRO, Levica e disa shqiptarë që janë vënë në shërbim të plotë të tyre, me shpifje nga të gjitha anët për ta dëmtu BDI-në, Ali Ahmetin, UÇK-në dhe ne që jemi përkrahës të tij. Për gjithçka mund të na akuzoni e të nxjerrni llafe, por këtë gjeneratë të BDI-së për hajni dhe korrupsion nuk mund ta akuzoni. E dini të gjithë se na njifni, kë e kemi babë se si e kemi bërë pasurinë e sa kemi punuar për Shkupin e Çairin. Po edhe njet me ua lanë ato çeshmet çelë nuk e kam”

/SHENJA/

MARKETING