(VIDEO) VMRO: LSDM-së i lëkunden disa deputetë
Është e qartë se keqkuptimet në LSDM kontribojnë në rritjen e nervozizmit në qarqet e tyre partiake. Në periudhën e kaluar janë përpjekur ta mbulojnë pasigurinë tek vetja dhe te deputetët e tyre me gënjeshtra të drejtuara ndaj VMRO-DPMNE-së”, thotë Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.
MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE-SË
“Kovaçevski dhe Zeçeviq nuk kanë mundur ta kontrollojnë grupin parlamentar edhe pas informacioneve të paraqitura nga ne për tre deputetë nga radhët e LSDM-së nga IE i parë dhe i dytë të cilët nuk pajtohen me ndryshime të tilla kushtetuese dhe për gjashtë deputetët e brendshëm për të cilët kjo politikë e LSDM-së është gjëja më e keqe që ata mund ta bëjnë”.
Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski, thotë se Mickoski është nën presionin e deputetëve të VMRO DPMNE-së të cilët janë për ndryshime kushtetuese.
DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËSI I LSDM-SË
“Besoj që kur procesi të hyjë në Kuvend, do të jeni të sigurt se të gjithë deputetët e shumicës qeverisëse, duke përfshirë një numër të madh deputetësh dhe nga opozita, do të jenë PRO me argumente dhe qëndrime për ndryshimet kushtetuese, siç e thashë edhe më parë, sepse ato janë të rëndësishme për përparimin evropian të shtetit”.
Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje opozitës që t’i bashkohet përpjekjeve për një Maqedoni të Veriut europiane dhe vazhdimin e rrugës integruese si alternativa e vetme për vendin tonë. Ata thonë se ëndrra dhe aspirata europiane e qytetarëve varet nga deputetët në Kuvend dhe guximi i tyre për të marrë një vendim për brezat e ardhshëm, jo për zgjedhjet e ardhshme.
BDI
“Shqetësuese janë deklaratat pa ekuivoke të liderëve të opozitës kundër integrimit europian dhe refuzimi i ndihmës nga partnerët tanë ndërkombëtarë, por jemi të bindur se deputetët dhe qytetarët nuk ndajnë qëndrimet izolacioniste dhe antieuropiane të liderëve të tyre, por do të vendosin për të vazhduar me guxim dhe me meritë rrugën europiane.”
Narrativi, mendimi dhe veprimet e sotme të opozitës, për fat të keq, janë të njëjta me ato të 6-7 viteve më parë, gjë që e izoloi opozitën ndërkombëtarisht, por edhe atëherë deputetë të opozitës gjetën forcë dhe guxim dhe tejkaluan sfidën andaj dhe sot Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe po negocion për anëtarësim në Bashkimin Europian, thonë nga BDI.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/