MPB: Sanksionohen mbi 240 vozitës, 74 prej tyre për vozitje të shpejtë

MPB: Sanksionohen mbi 240 vozitës, 74 prej tyre për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (24.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 247 masa, nga të cilat 74 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 15 sanksione për rirregullim të kundërligjshëm të automjeteve.

Shtatë masa janë vendosur për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, shtatë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

MARKETING