(VIDEO) Kryeministri dhe ministri paralajmërojnë ulje të çmimeve

(VIDEO) Kryeministri dhe ministri paralajmërojnë ulje të çmimeve

Do të bëjmë gjithçka që mundet që të kufizojë çmimin dhe kjo nuk do të ndikojë në disbalancën në treg, sepse e kemi konfirmuar dhe treguar se mund të bëhet dhe në treg të mos ketë mungesë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Ne bëjmë analiza për të gjitha produktet, disa nga ato analiza janë gati, por duhet të koordinohen me ministritë e tjera. Për momentin, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave janë duke punuar, normalisht në bashkëpunim me prodhuesit dhe përpunuesit, në mënyrë që të merren vendime që do të jenë të mira dhe në interes të qytetarëve, por edhe punonjësve të fabrikave prodhuese”.

Ai shtoi se nuk mund të thuhet se mund të ketë një masë për një grup produktesh, sepse, siç tha ai, në çdo produkt ka artikuj, disa prej të cilëve prodhohen këtu, por një pjesë e tyre importohen.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Prandaj edhe kur i shihni masat për bukën, dihet se për cilat lloje buke është ngrirë çmimi. Po ashtu, kur flasim për makaronat, dihet se për cilat lloje makaronash është ulur çmimi me 15 për qind dhe po kaq për produktet e qumështit, ku është ulur me 10 për qind”.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi,nëpërmjet rrjetit social facebook bëri të ditur se nga java e ardhshme do të ulet çmimi i miellit, por jo me masë qeveritare, por me një angazhim joformal të prodhuesve.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Sot u informova se nga java e ardhshme do të ketë ULJE shtesë të çmimit të MIELLIT, nga prodhuesit tanë! Shteti jonë ka kompani me përgjegjësi shoqërore”.

Javë më parë qeveria ngriu çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë që peshon 450 gramë në maksimum 33 denarë, pastaj ngriu çmimin e makaronave dhe produkteve të qumështit, dhe së fundmi edhe çmimin e vezëve dhe të orizit. Për këto dyA produktet e fundit është reduktuar edhe eksporti.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING