(VIDEO) Mickoski: Ne nuk do t’i votojmë ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Mickoski: Ne nuk do t’i votojmë ndryshimet kushtetuese

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sërish foli për takimin e djeshëm me Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, ku diskutuan për ndryshimet kushtetuese. Ai tha se vizitat e diplomatëve të huaj do të vazhdojnë, por qëndrimi i tyre për ndryshimet kushtetuese nuk ndryshon. Mickoski tha se nën diktatin e Bullgarisë nuk pranojnë t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.

Hristijan Mickoski

“Kjo shumicë parlamentare nuk ka mandat, dhe se nën diktatin bullgar VMRO-DPMNE nuk ka qëllim t’i pranojë ndryshimet kushtetuese dhe se VRMO-DPMNE ka plan që është i përbërë nga tri pjesë, që përmban elemente kombëtare, elemente politike dhe ekonomike për të ndihmuar qytetarët”.

Ndërkaq, partina në pushtet LSDM thotë se Mickoski është peng i Apasievit dhe politikan klasik antievropian. Sipas, tyre qëllimi I VMRO-së është të pengojë rrugën evropiane.

LSDM

“VMRO-DPMNE deri më tani nuk ka mbështetur asnjë vendim për anëtarësimin e vendit në BE. Ata përhapin gënjeshtra se gjuha maqedonase do të jetë dialekt bullgar dhe nuk votuan për ratifikimin e marrëveshjes FRONTEX, si marrëveshje e parë në të cilën gjuha jonë qëndron së bashku me të 24 gjuhët e BE-së të nënshkruara nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe Maqedonia e Veriut”

Ndërsa, kryeministri, Dimitar Kovaçevski  i mohoi pretendimet e VMRO-së se ka deputetë nga shumica parlamentare, respektivishtë të LSDM-së, të cilët janë kundër ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, atë që po e thotë opozita nuk ka bazë reale.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING