(VIDEO) Protestuan punonjësit e Kulturës, kërkojnë paga më të mëdha

(VIDEO) Protestuan punonjësit e Kulturës, kërkojnë paga më të mëdha

Punjonjësit e Ministrisë së Kulturës, Administratës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencinë së Filmit  protestuan sot para Ministrisë së Financave, duke shprehur pakënaqësi për të ardhurat e tyre mujore.

Kryetari i Organizatës sindikale në Ministrinë e Kulturës, Branko Kostovski, tha se pagat e pothuajse 70 për qind të të punësuarve në këto tri institucione janë nën pagën mesatare në vend, ndërsa diferenca me pagat e të  punësuarve në pozita të njëjta në institucionet nga fusha e kulturës është 10 mijë denarë.

 Branko Kostovski

“Kërkojmë nga ministri i financave, Qeveria dhe Kryeministri që të mos lejojnë trajtim të pabarabartë të punonjësve në organet shtetërore. Përgjegjësia e punonjësve të Financave është e madhe, por të kujtojmë se Ministria e Kulturës i shërben punës së 70 institucioneve kombëtare dhe 49 lokale në fushën e kulturës. Ne kërkojmë një qasje serioze, shteti nuk mund të jetë nënë për disa dhe njerkë për të tjerët”

Ata thonë se administrata shtetërore nuk duhet nënvlerësuar me asnjë kualifikim, por puna e saj duhet njohur dhe vlerësuar. Sindikata gjithashtu ftuan të gjithë kolegët nga ministrit tjera që t’i bashkohen dhe të luftojnë së bashku.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING