(VIDEO) Ministri i Jashtëm takoi ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të akredituar në vend. Osmani bëri një pasqyrë të zhvillimeve të fundit në frontin e jashtëm, me theks në agjendën tonë të BE-së dhe mbajtjen e Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, takim në kuadër të dialogut Kosovë-Sërbi në Ohër si dhe vizita e djeshme e shefes të diplomacisë gjermane, me të cilën potencoi se BE tha se Maqedoninë e Veriut e konsideron partner të besueshëm.
BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME
“Mbajtja e Këshillit të Stabilizim Asocimit javën e kaluar për herë të parë në Shkup, si dhe mbajtja e takimit të presidentit serb, Vuçiq, me kryeministrin e Kosovës, Kurti, në Ohër, është njohje e rolit të ri të Maqedonia e Veriut në kontekstin rajonal, në drejtim të ruajtjes së sigurisë dhe prosperitetit rajonal, promovimit të kulturës së dialogut dhe perspektivës së BE-së të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Osmani theksoi se kjo agjendë intensive e politikës së jashtme është një konfirmim i së ardhmes evropiane të rajonit. Në takim u diskutua edhe për hapat e radhës në lidhje me procesin e anëtarësimit tonë në BE, me theks të veçantë për realizimin me sukses të shqyrtimit të deritanishëm, nevojën e miratimit të amendamenteve kushtetuese si obligim të ndërmarrë, sfidat aktuale në kuadër të kryesimi i OSBE-së dhe mbajtja e edicionit të tretë të forumit të dialogut të Prespës.
Medina Ajeti /SHENJA/