(VIDEO) Çairi dhe Saraji binjakëzohen me komunën L-Isla të Maltës

(VIDEO) Çairi dhe Saraji binjakëzohen me komunën L-Isla të Maltës

Komuna e Sarajit  dhe Komuna e Çairit gjatë ditës së sotme kanë nënshkruarë  marëveshje binjakëzimi me Komunen L-Isla të Maltës.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, deklaroi se është  nder i veçant të nënshkruajë marrëveshjen e binjakëzimit me  kryetarin e komunës së  Maltës, Klive Pulis pasi siç tha Bexhetit, kjo është një  komunë me vlera dhe traditë europiane, vlera që do ti shërbejnë dukshëm në rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

BLERIM BEXHETI , KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT

“Komuna e Sarajit dhe komuna e Çairit, faktikisht bëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të qytetarëve të Shkupit dhe me këtë të nderuar kolegë, do të keni i mundësi me një pjesë shumë të madhe të qytetarëve të kryeqytetit të shtetit tonë, që qytetarët e juaj, ju, të bashkëpunoni dhe të shkëmbejmë përvoja me një traditë të mirëfilltë europiane”

Krytari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sqaroi se marrëveshja e binjakëzimit vjen si rezultat i bashkëpunimit të që kanë filluar muaj më parë me ekipet administrative. Ganiu tha se kjo marrëveshje synon thellimin e bashkëpunimit duke ndarë një interes të përbashkët në operacionet e përbashkëta në projekte në fushën e zhvillimit lokal, efikasitetit energjetik, cilësisë së shërbimeve lokale,  sociale, rinisë, sportit dhe arsimit.

VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

“Pra kjo marrëveshje ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet banorëve të komunave tona dhe krijimit dhe realizimit të programeve të që do të promovojnë marrëdhënie më të forta mes tyre.”

Ndërkaq, kryetari i komunës së L-isla të Maltës,Klive Pulis, tha se ky bashkëpunim  ndërkomunal është një mundësi e mirë për shkëmbim të ideve dhe njoftim dhe një mundësi e mirë që të promovojnë qytetet.

KLIVE PULIS, KRYETAR I KOMUNËS SË Ë-ISLA TË MALTËS

“Projektet do të jenë të rëndësishme për të dyjat komunat edhe atë të Çairit edhe atë të Sarajit, sepse do të kemi mundësi të punojmë së bashku në sektore të ndryshme, ku do të mund të tregojmë në nivele të ndryshme të bashkëpunimit dhe të impletojmë ligje europiane”.

Kryetari i komunës së Maltës tha se herën tjetër i pret Blerim Bexhetin dhe Visar Ganiun, që të vizitojnë Maltën dhe ai të jetë nikoqiri.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING