MPB: Është penguar transport i drogës në vlerë prej 100 mijë euro, bastisje në Haraçinë, arrestohen dy dilerë

MPB: Është penguar transport i drogës në vlerë prej 100 mijë euro, bastisje në Haraçinë, arrestohen dy dilerë

Dy persona nga Haraçina, janë arrestuar gjatë ditës së sotme, ndërsa është penguar transporti i rreth 35 kilogram drogë, kanë bërë të ditur nga policia, raporton SHENJA.
“Në orët e hershme të mëngjesit në pikë pagesën në Tetovë, në autostradën Gostivar- Tetovë, zyrtar policor kanë sinjalizuar ndalimin e makinë ‘Renxh Rover’ me targa të Shkupit, e drejtuar nga K.A (32), ndërsa bashkudhëtar ka qenë O.A (23), që të dy nga Haraçina. Personat nuk e kanë respektuar sinjalizimin për ndalim të makinës, por kanë dashur të arratisen, gjatë së cilës kanë dëmtuar edhe makinën e policisë, por më pas shumë shpejtë janë ndaluar dhe privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e policisë. /SHENJA/

MARKETING