(VIDEO) Kryediplomatja gjermane: Nëse doni ta mbanin rinin, silljani Evropën këtu

(VIDEO) Kryediplomatja gjermane: Nëse doni ta mbanin rinin, silljani Evropën këtu

Nëse nuk doni që të gjithë të rinjtë të shkojnë në Evropë, atëherë duhet ta sillni Evropën këtu dhe kjo mund të bëhet me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kjo ishte porosia e ministres së punëve të jashtme të Gjermanisë Annalena Berbok, e cila tha se në momentet e rëndësihme, si ndryshimi i kushtetutës nuk duhet të vihen në rend të parë interesat partiake. Ajo nënvizoi se personalisht ka respektin dhe mirënjohjen për kompromiset që ka bërë Maqedonia e Veriut për të trasur rrugën për anëtarësimin  në BE.

Analena Berbok, Ministre e Jashtme e Gjermanisë

“Në momentet kur ndryshohet Kushtetuta, ky është një ndryshim i madh midis demokracive dhe diktaturave. Në diktatura dhe autokraci, Kushtetuta mund të ndryshohet vetëm me një nënshkrim të një njeriu, por në demokraci duhet të luftosh për çdo votë. Kërkohet një shumicë prej dy të tretash dhe kjo është forca e demokracive, duhet ulur së bashku me opozitën. Në momente të tilla, libreza e partisë nuk duhet të jetë e rëndësishme dhe nuk duhet të jetë në radhë të parë”

Berbok, gjatë takimit me homologun e saj Bujar Osmani, në Shkup, shtoi se ndryshimi i kushtetutës nuk duhet bërë “mollë sheri” në garën e popullaritetit në votime apo në zgjedhje. Ajo potencoi se është e rëndësishme që të vihen në funksion të gjitha forcat për zbatimin e asajt që është rënë dakord.

Annalena Berbok, Ministre e Jashtme e Gjermanisë

“Kur është fjala për zbatimin e asaj që është rënë dakord dhe kur Kushtetuta duhet të ndryshohet vërtet, atëherë unë mund t’ju inkurajoj – përdorni të gjitha mjetet në dispozicion për të vazhduar procesin në muajt në vijim, në mënyrë që të mos dështoni në këtë pengesë kryesore”

Ndërsa ministri Bujar Osmani,  theksoi se vizita e ministres gjermane vjen në një periudhë vendimtare për vendin dhe se Gjermani është partner i rëndësishëm i  Maqeodnisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.

Buajr Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme

“Gjermania vazhdon të jetë një nga partnerët më të fortë të integrimeve evropiane të rajonit dhe në këtë kontekst dua të falënderoj për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme që e merr edhe vendi ynë”.

Osmani gjithashtu foli edhe për mbështetjen e lartë tregtare që e kanë me Gjermaninë, duke sjellë miliona investime në vendin tonë.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING