(VIDEO) Zv/kryeministri Bytyqi: Nuk kam frikë nga kthimi artificial i çmimeve
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bitiqi, nuk ka frikë se, praktika e vjetër e rritjes artificiale të çmimeve do të kthehet pas afatit të paraparë për çmimet e ngrira të disa produkteve ushqimore. Nëse kjo ndodh, ai thotë se qeveria nuk do t’i lërë qytetarët të paguajnë çmimin më të lartë.
FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
“Sinjalet e para pozitive nga kompanitë po vijnë dhe ne jemi këtu për ta tejkaluar krizën së bashku. Nuk kam frikë se pas ngrirjes së çmimeve do të rikthehet praktika e vjetër e rritjes artificiale të çmimeve në mënyrën që bëhej për një periudhë të caktuar”.
Bytyqi theksoi se thirrjet e vazhdueshme për përgjegjësi sociale të kompanive dhanë fryte.
FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
“Është shumë e qartë, por nëse ndodh e kundërta, ne si Qeveri nuk do t’i lëmë qytetarët të paguajnë çmimin më të lartë, ata do të jenë të mbrojtur.
Bytyqi tha se gjatë sjelljes së vendimit të ngrirjes së çmimeve prioritet ka qenë që të mbrohet interesi i qytetarëve por edhe interesi I bizneseve që të mos dëmtohen në asnjë mënyrë. Ai theksoi se me ngrirjen e çmimeve nuk dëmtohet biznesi sepse ka pjesën e fitimit të parashikuar në çmim.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/