Një vajzë 6 vjeçare ka vdekur në spitalin e Manastirit
Në Manastir, ka humbur jetën një vajë 6 vjeçare në momentin që ka qenë duke pranuar infuzion. Prindërit për TV Tellma, kanë treguar se vajza disa ditë ka patur temperaturë dhe e kanë dërguar mbrëmë vonë në spital. Mjekët i kanë marrë gjak për analizë por përderisa kanë qenë duke i pritur rezultatet i kanë dhënë infuzion.
Analizat e gjakut kanë treguar nivel më të lart të sheqerit, ndërsa pas pranimit të infuzionit sheqeri është rritur dukshëm, tregojnë prindërit.
Gjendja është përkeqësuar dhe fëmija ka vdekur.
Trupi është dorëzuar për obduksion.