Gjykata Supreme: Në qëndrimin parimor përcaktohet se duhet të publikohen edhe vendimet e gjykatës që nuk janë të plotfuqishme
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtoi se qëndrimi i tyre parimor për publikimin e vendimeve gjyqësore që nuk janë të plotfuqishme është i shënuar në Raportin e Departamentit të shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2022, në të cilin këshillohen gjykatat më të ulëta, t’i publikojnë jo vetëm vendimet gjyqësore të plotfuqishme, por edhe vendimet gjyqësore që nuk janë të plotfuqishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje me interes publik.
“Në raportin theksohet se me Qëndrimin parimor të Gjykatës Supreme si reagim ndaj transparencës së përmirësuar të gjyqësorit, këshillohen gjykatat më të ulëta t’i publikojnë jo vetëm vendimet gjyqësore të plotfuqishme, por edhe vendimet gjyqësore që nuk janë të plotfuqishme, veçanërisht në rastet kur bëhet fjalë për çështje me interes publik. Gjykata supreme, Qëndrimin parimor për publikimin e vendimet të marra në ueb faqen e gjykatave e përcaktoi më 21.12.2022”, potencojnë nga gjykata në kumtesë.
Siç theksojnë ata, Qëndrimin parimor të seancës së përgjithshme e propozoi kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, e cila shpjegoi se disponueshmëria e vendimeve gjyqësore është veçanërisht e rëndësishme për publikun e gjerë dhe profesional dhe për përmbushjen e objektivave të transparencës.
Në qëndrimin parimor , përcaktohet se “Gjykatat, vendimet e marra (aktgjykimet dhe vendimet) që nuk janë të plotfuqishme dhe që i referohen çështjeve me interes publik t’i publikojnë në ueb faqen e gjykatës.