Një shtetas i huaj i dyshuar për kontrabandim të stolisë nga ari, një doganer i dyshuar se i ka ndihmuar
Një shtetas i huaj (32), është i dyshuar për kontrabandimin e stolisë nga ari nga Turaia, me vlerë prej 2.200.000 euro. Një doganeri dyshohet se i ka ndihmuar. Prokurori publik kërkon nga gjykata t’u përcaktojë dy të dyshuarve masë paraburgimi.
PP informoi se Prokuroria themelore publike Shkup ka marrë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy personave, prej të cilëve njëri është i dyshuar për veprën penale – Kontrabandim nga neni 278 paragrafi 3 lidhur me nenin 1 nga Kodi penal, ndërsa i dyti për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale.
“Më 20 mars, në vendkalimin kufitar Aeroporti Shkup, në hyrje në vend, i dyshuari 32 vjeçar me shtetësi të dyfishtë, turke dhe serbe, ka kontrabanduar mall të paparaqitur përmes linjës doganore. Bëhet fjalë për mbi 43 kilogramë stoli të ndryshme, me vlerë të përgjithshme prej 2.200.000. Në atë me paramendim i ka ndihmuar i dyshuari i dytë me mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale”, njoftojnë nga PP.
Shtetasi i huaj ka arritur me fluturim nga Stambolli për në Shkup dhe në hapësirën e dedikuar për ngritjen e bagazhit, e ka pritur personi që e ka ndihmuar, i punësuar në Drejtorinë e doganave të RMV-së, i cili në atë moment nuk ka qenë në ndërrim dhe motra e të cilit ka udhëtuar me aeroplanin e njëjtë.
Nëpunësi doganor e ka marrë bagazhin edhe të motrës së tij edhe të personit të dyshuar, e ka vendosur në karrocën për bagazh, pas çka të tre janë nisur drejt “korridorit të gjelbër” për dalje nga aeroporti, pa paraqitje të mallit në doganë.
“Korridori i gjelbër” ka qenë i mbyllur me shirit të sigurisë dhe doganeri i dyshuar e ka hequr shiritin dhe ka vazhduar drejt daljes.
“Në atë kanë reaguar nëpunësi doganor, i cili e ka kontrolluar fluturimin, por i dyshuari është prezantuar si kolegë doganer dhe ka vazhduar së bashku me motrën e tij dhe shtetasin e dyshuar të huaj të lëviz drejt daljes. Atëherë kanë intervenar nëpunësit doganorë që kanë qenë në turn, kanë kryer kontroll të personave dhe në çantën e udhëtarit nga Stambolli kanë gjetur 15 kilogramë stoli nga ari, ndërsa stolia e tjetër është gjetur në kuferin e të dyshuarit, e ngarkuar në karrocën për bagazh”, informojnë nga PP.
Prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata penale themelore Shkup kanë dorëzuar propozim për përcaktimin e masës paraburgim për dy të dyshuarit, pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë në rrezik nga arratisja, mundësia që t’i fshehin, falsifikojnë dhe shkatërrojnë gjurmët e veprës penale, ta pengojnë procedurën penale me ndikim ndaj dëshmitarëve dhe kusht që ta përsërisin veprën penale.