(VIDEO) Mexhiti: Drejtuesit e ekzekutivit të heqin dorë nga kazinot!

(VIDEO) Mexhiti: Drejtuesit e ekzekutivit të heqin dorë nga kazinot!

Drejtuesit e “Grupit të Zjarrit” nga BDI gjatë ditës së djeshme kanë takuar banorët e Tetovës, ku nga atje nënkryetari i kësaj partie dhe deputeti Izet Mexhiti, ka lëshuar një sërë akuzash për Ekzekutivin. Mexhiti tha se qeveritarët  nuk dëgjojnë as ambasadorin europian i cili doli kundër miratimit të Ligjit për Lojëra të Fatit me flamur evropian, ndërsa porositi Talat Xhaferin, Fatmir Besimin dhe Artan Grubin që mos ta njollosin BDI-në.

SINKRON:IZET MEXHITI-NËNKRYETAR I BDI-së

“Dhe unë këtu, prej sot, d.m.th, në këtë këshill vendor do të shfrytëzojë rastin edhe Talat Xhaferit edhe Fatmir Besimit dhe posaçërishtë Artanit, duart lartë nga kazinotë, duart lart nga ligji për lojërat e fatit. Neve nuk kemi parë deri tash alarm drejtpërdrejt , ambasadori europian e thotë publikisht, mos e keqpërdorni flamurin europianm për ta quar fshehtë ligjin për lojra të fatit, ambasadori austriak edhe më i drejtpërdrejt,  por Artani nuk dëgjon”

Izet Mexhiti gjithashtu tha se ata po mundohen ta luftojmë arrogancën e ekzekutivit të tyre, po mundohen ta vendosin një normë të re të autokritikës si vlerë e re e cila  sipas tij, i mbron nga mendjemadhësia, nga çallëmi, siç tha ai, nuk mund të shkojnë te qytetari e tia kërkojmë votën, dhe mandej të futen në Qeveri e ta harrojnë qytetarin, ta harrojnë votuesin, ta harrojnë militantin, këshillin vendor e kështu me radhë.

Në anën tjerë, takim me qytetarët me moton  “Bashkë për Europë” në Çair  paralajmërojnë edhe nga BDI-ja me në krye me Ali Ahmetin, ku siç njoftojnë ata,  tubimi do të mbahet ditën e hënë, me 20 mars 2023, me fillim në ora 19:00 në sallën sportive “Shaban Trstena” dhe i pranishëm do të jetë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Për këtë janë shpërndarë edhe posterë me mesazhin “AI po vjen”!

Samir Mustafa /SHENJA/  

MARKETING