(VIDEO) Qytetarët: Të ulen edhe çmimet e produkteve tjera

(VIDEO) Qytetarët: Të ulen edhe çmimet e produkteve tjera

Pas fuqizimit të vendimit për uljen e çmimit të produkteve të qumështit dhe të makaronave, ekipi i Televizionit Shenja vizitoi disa markete ku është vërejtur se ka ulje të çmimeve. Edhe qytetarët e intervistuar nga Televizioni Shenja, e pohojnë një gjë të tillë, por deklarojnë se presin ulje edhe të produkteve tjera.

QYTETAR

“Tash momentalisht i shikova se janë çmime të njejta, ndërsa për qumështin kishte lirim,  këtë që e blejta unë nuk ishte më lirë, dhe pashë edhe buka ishte më lirë”

QYTETARE

“Po e pashë që ka lirime, por a janë liruar 10 për qind apo 15 përqind, nuk e di. Pa koment jam, sepse kjo është gënjeshtër para popullit”

QYTETARE

“Qumështin nuk e shikova, ndërsa makaronat ishin njejtë, çka të komentojë, tjetër flitet dhe tjerët veprohet. Të gjithë erdhëm të shikojmë se si është gjendja, por qumështin nuk e shikova, vetëm disa artikuj tjerë i shikova, por të shohim prej nesër se si do të jetë”.

QYTETARE

“Tash nuk e di, nuk pashë një gjë të tillë, por ama pas një kohe rriten çmimet, vetëm rriten, ndërsa pensionet nuk rriten”

Qytetarët vazhdojnë që ankohen për çmime të larta të shumicës së produkteve, ndërsa presin nga autoritetet që të jetësojnë premtimin e tyre për vazhdimin e uljes së çmimeve të produkteve elementare të shportës ushqimore.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING