Spasovski: Vetëm dy denoncime për bomba pas zbatimit të protokolleve të reja

Prej se janë futur protokollet e reja për funksionimin në kushte alarmi për mjete shpërthyese ka pasur dy raportime për vendosjen e bombave, theksoi në konferencën e sotme për media, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Protokolli i ri, i cili parasheh marrjen e masave të veçanta në rastin e raportimit për bombë, është prezantuar gjatë këtij muaji, për të cilin Spasovski theksoi se do të jetë pjesë e zgjidhjes së procesit.

“Situata është plotësisht nën kontroll. Policia është këtu, do të jetë në secilën nga shkollat, në të gjitha institucionet. Gjatë gjithë periudhës së kaluar kemi punuar me vigjilencë, sepse për ne siguria, siguria dhe qetësia e qytetarëve janë në rend të parë”, deklaroi ministri Spasovski. /SHENJA/

MARKETING