Kovaçevski: Kryeministër teknik në 100 ditët e fundit të Qeverisë

Kovaçevski: Kryeministër teknik në 100 ditët e fundit të Qeverisë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se kryeministri teknik do të caktohet në 100 ditët e fundit të mandatit të qeverisë aktuale.

Ai ka shtuar se ata përsëri do ta marrin besimin e qytetarëve, raporton SHENJA.

“Për dallim nga VMRO-DPMNE, LSDM i respekton marrëveshjet e koalicionimit. Në lidhje me kryeministrin i cili do të ketë rol teknik, kjo do të ndodhë në 100 ditët e fundit të kësaj qeverie dhe jemi të bindur se në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm do të marrim përkrahjen e qytetarëve”, ka deklaruar Kovaçevski.

 

MARKETING