Bastisje në Gjevgjeli, arrestohen dy persona

Bastisje në Gjevgjeli, arrestohen dy persona

Nënpunësit policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gjevgjelisë dje në ora 15:45 në Gjevgjeli e kanë privuar nga liria K.P (42) nga Gjevgjelia dhe M.U (42) nga fshati Bogorodicë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e K.P. të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar materie pluhur, një peshore digjitale, ndërsa M.U. është hasur gjatë shit-blerjes së drogës.

“Për rastin është njoftuar prokuroi publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë, ndërkohë që pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave në fjalë do të ngritët parashtresë adekuate”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING