U anulua seanca gjyqësore për rastin e Muhamed Zeqirit

Është anuluar për tre deri në katër javët e ardhshme gjykimi për lëndën në të cilën akuzohet Muhamed Zekiri., ish Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë. Siç njoftoi Gjykata Penale, shtyrja është bërë përshkak të destabilizimit të gjendjes psikike të të akuzurit Zekiri.

“Në gjykatë është dorëzuar ekspertiza e re e ekspertit – psikiatër, sipas të cilit, përshkak të destabilizimit të gjedjes psikike të të akuzuarit M.Z., rekomandohet shtyrja e gjykimeve për tri deri në katër javët e ardhshme”, thonë nga Gjykata.

Seanca e kaluar e 21 marsit, u shty pasi që Zeqiri, sipas mendimit të mjekëve, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjykimi ka filluar më 15 dhjetor 2022, ndërkaq për shkaqe shëndetësore është shtyrë edhe gjykimi i 16 shkurtit.

MARKETING