Shefi i BE-së në Beograd: Propozimi evropian një mundësi historike

Shefi i BE-së në Beograd: Propozimi evropian një mundësi historike

Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret, ka thënë se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është një mundësi historike.

Giaufret në një intervistë për mediumin serb “Kurir”, ka thënë se është “lajm i shkëlqyer që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar për Planin e BE-së”.

“Është i nevojshëm diskutimi i mëtejshëm për propozimin e BE-së. Megjithatë suksesi vjen me zbatimin e marrëveshjeve. Përfaqësuesi i lartë i BE-së pas takimit tha se të gjitha marrëveshjet e deritashme nga dialogu mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme, dhe kjo natyrisht përfshin edhe themelimin e AKS-së dhe ne do të vazhdojmë të insistojmë në këtë çështje urgjente”, ka thënë Giaufret.

Ai tha se “duhet të shihen anët pozitive të marrëveshjes së re, pasi sjellë mundësi të reja ekonomike”.

“Po ashtu do të jetë një pikë kthese në procesin e integrimit të Serbisë në BE”, ka thënë Giaufret.

Giaufret ka thënë se emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të vazhdojë përpjekjet e tij diplomatike në Beograd e Prishtinë, për të bërë përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë.
“Ne duhet të punojmë së bashku për të zbatuar të gjitha marrëveshjet”, tha Giaufret.

MARKETING